Tokio 2020, dhurata që boksieria shkodrane Elsidita Selaj, do t’i bëjë vetes këtë vit

Shkodra vazhdon traditën e talenteve të reja në të gjitha llojet e sporteve, e ftuar sot në emsionin e mengjesit Wake Up ishte boksieria e parë shqiptare, shkodrania Elsidita Selaj.

Prej kohësh ajo vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, duke fituar medalje. Pas këtyre sukseseve nën kampionia e Evropës Elsidita Selaj është në rrugën e kualifikimit drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020, ku sportistët e boksit do të duhet të marrin pjesë në dy gara kualifikuese të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Gara e parë është Turneu Evropian i Kualifikimit të Boksit Olimpik Londër 2020, ku mbi 450 meshkuj dhe femra nga më shume se 50 vende të botës duke përfshirë dhe Shqipërinë, do garojnë në Arena Copper Box në Parkun Olimpik të Mbretëreshës Elizabeth, nga 14 deri në 24 Mars dhe ka 77 vende për Tokyo 2020.

Kjo është mundësia e parë që boksierët të kualifikohen në Tokio 2020 . Shansi i dytë dhe i fundit do të jetë në turneun Botëror kualifikues që do të zhvillohet Paris nga 13 deri në 24 maj 2020. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Boksit, KOKSH është në procedura për të regjistruar ekipin pjesëmarrës në Londër, i përbërë nga: Elsidita Selaj, Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli, Denis Nurja dhe Arjon Kajoshi.