“Të mbrosh Shqipërinë sot nuk kërkohet të derdhësh gjak për të”, ministri Lleshaj njofton aksionin e ri, ja për çfarë bëhet fjalë

Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, autoritete vendore, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë janë bashkuar në një përpjekje të re për të ndërpresim të gjitha llojet e mbetjeve në lumë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qënë sot vetë pranë lumit Erzen dhe tha se të mbrosh sot Shqipërinë nuk kërkohet të derdhësh gjak, por të mbrosh lumenjtë dhe tokën e saj.

STATUSI I PLOTE

Për ta kuptuar mrekullinë e lumenjve që na ka dhuruar Zoti, duhet të shkojmë në burim të tyre.
Ne shkuam lart në mal, në burimin e Erzenit, për të nisur prej aty, përgjatë rrjedhës së tij, një udhëtim drejt grykëderdhjes.

Objektivi është të ndërpresim të gjitha llojet e derdhjeve barbare në lumë, me qëllim që atyre që banojnë në brigjet e tyre t’u rikthejmë lumin dhe të tjerëve t’u japim një model sesi duhet të trajtohet lumi, si thesar dhe jo si kanal ujrash të zeza.

Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, autoritete vendore, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë e të tjerë do të bashkohen në këtë përpjekje.
Të mbrosh Shqipërinë sot nuk kërkohet të derdhësh gjak për të, por thjesht të mos derdhësh mbetje mbi të.