Takimi i Berishës në Shkodër/ “Demokratët shkodranë janë të karikuar”, anëtari i kryesisë së PD: Bashën e mbështetëm që të bëhej kryeministër por…

Anëtari i kryesisë së PD, Ergys Ivziku ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur për situatën në cilën ndodhen demorkatët, situatë të cilën ai e ka konsideruar si një krizë të thellë që nuk mund të zgjidhej ndryshe përveçse me anë të procesi zgjedhor brenda partisë.

Ivziku foli edhe për takimin që Berisha ka njoftuar me demorkatët e Shkodrës, ku theksoi se ishte organizuar në kuadër të 31 vjetorit të PD në këtë qark por edhe për të rikonfirmuar mbështetjen e shkodranëve ndaj ish kryeministrit.

Ndër të tjera, anëtari i kryesisë, tha se demokratët e Shkodrës ishin të përgatitur dhe të gatshëm për të vazhduar betejën e nisur për të bërë të mundur që Basha të dilte nga zyra e kryetarit.

Ivzikaj: Të dielën është organizuar një takim në Shkodër në përkujtim të 31 vjetorit të krijimit të PD në këtë qark. Në takim do të marrë pjesë edhe ish kryeministri, Sali Berisha. Realisht duhet të përcjellë mesazhet e qytetarëve dhe demokratëve shkodranë. Ky takim po pritet me shumë entuziazëm. Pas ngjarjes së fundit, demokratët e Shkodrës janë shumë të karikuar dhe të gatshëm për të kryer betejën që kemi nisur. Takimi është rutinë me demokratët, pritet rikonfirmimi i mbështetjes që ka Berisha në qytetin e Shkodrës.

Ngjarjet e ndodhura në 8 janar dhe paraqitja e Berishës dhe Nokës në prokurori.

Ivzikaj: PD ndodhet në krizë të thellë. Në mënyrën më të keqe të mundshme ai po menaxhon një situatë që po çon PD-në në një shkatërrim total. Edhe pse e kemi mbështetur deri në fund Bashën që të bëhej kryeministër, ai realisht asnjëherë nuk u ngrit në nivelin e duhur. Nuk tregoi lidershipin që duhet të tregonte. Ai po i anashkalon demokratët dhe arriti deri në atë pikë sa u përpoq t’i helmonte.

Si prisni të ndryshojë kjo situatë?

Ivzikaj: Mënyra më e mirë është vota, gjë që është kërkuar vazhdimisht, pra që të shkohet drejt një procesi votimi. Nuk kemi marrë përgjigjie nga deputeti Basha sepse do të mbajë karrigen e kryetarit. Secili të ketë mundësinë të kandidojë dhe nëse Basha do merrte votat e mjaftueshme, askush nuk do e kundërshtonte më këtë gjë dhe do të vazhdonte misioni për ballafaqimin me qeverinë që është edhe misioni i opozitës. Po humbim shumë energji vetëm sepse Basha nuk pranon të shkojë drejt zgjedhjeve.