Skandali/ 72 vjecarja vjen në Tiranë me hematomë në kokë, e nxjerrin me covid!

Rasti i radhës, që trajtojmë në emision ka të bëjë me një të moshuar nga Vlora, e cila pas një dëmtimi në kokë, është sjellë me urgjencën dhe nga Vlora deri në Tiranë.

Vajza e saj, Adelina Gërdhuqi, tregon, se në 27 gusht, e ëma Veprore Gërdhuqi, 72 vjec, u rrëzua në banesë dhe dëmtoi kokën. Nëna u shtrua 5 ditë tek QSUT,dhe nga pavioni i Neuro-Kirurgjisë e cuan tek Sëmundjet Interne, ku pas kontrolleve, i thonë, se është e infektuar me covid 19.E moshuara është operuar në zemër, ka azotemi në veshka, ujë në mushkëri dhe diabet, por e bija tha, se nuk besuan, se ajo kishte edhe corona virus.

Në këto kushte e morën në shtëpi dhe e kuruan për hematomën në kokë. Më pas i bënë tamponin në privat, ku rezultoi negative, ashtu si e gjithë familja.

Gazetarja i kërkoi sqarime mjekes Eneida Hoxha, për diagnostikimin e të moshuarës dhe ajo u përgjigj, se sipas vizitës rezultoi me covid 19.Po si është gjendja shëndetsore e 72 vjecares Veprore Gërdhuqi sot? Ajo dhe e bija janë lidhur me ne nga Greqia dhe gjendja e të moshuarës është shumë e mirë, pasi nuk pati kurrë covid 10.