Shqipëria me pasaportë për të vaksinuarit anti-covid, ja hapat që duhen ndjekur…

Si shumë vende të botës, të gjithë të vaksinuarit me dozën e anti-Covid në vendin tonë do të pajisen me një pasaportë. Shërbimi elektronik do të sigurohet nga platforma “e-Albania”, ku qytetarët e vaksinuar do të aplikojnë për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm, që do të ketë një kod unik.

Pas aplikimit, qytetarët do të njoftohen me mesazh për dokumentin, ndërsa sqarohen edhe bazat ligjore të tij. ”Hapat e procedures janë; identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; Klikoni butonin “Përdor”; Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania”.

Një problem i ngritur nga ekspertët është ai i falsifikimit të kartave që do të jenë çelësi për të udhëtuar sërish në botë. Privilegj që së shpejti do ta kenë të vaksinuarit. Këta të fundit me kartën që tregon se janë vaksiksinuar do të mund që t’i rikthehen jetës normale.