Shkodër/ Zjarr pas mesnatës, shkrumbohen disa biznese…VIDEO

Përfshihet nga flakët gjatë orëve të natës një pallat në sheshin “Demokracia” në qytetin e Shkodrës.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy lokale dhe fasada e pallatit.

Dyshohet se zjarri ka rënë fillimisht në ashensor e më pas është përhapur në të gjithë pallatin.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.