Shkodër/ Parregullsi me procesin e vaksinimit, reagon Xheni Halili

Një udhëzim i minutës së fundit nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë që të krijohet parregullsi në procesin e vaksinimit në Shkodër.

Udhëzimi i cili ka ardhur ditën e sotme urdhëron të vaksinohen vetëm të moshuarit mbi moshën 90 vjeç, nderkohë që prej ditësh njoftimi ishtë bërë që do vaksinohen të moshuarit 80-90 vjeç. Kjo ka bërë që shumë të moshuar poshtë moshës 90 vjeç të mos përfitojnë nga vaksinimi dhe i është dashur të kthehen mbrapsht edhe pse kishin bërë shumë rrugë për të shkuar tek pallati i sportit Qazim Dervishi ku po kryhet procesi i vaksinimit.

Ndërkohë për situaten ka reaguar edhe drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Xheni Halili. Ajo është shprehur që kjo situatë është krijuar nga mjekët e familjes të cilët kanë njofutar më shumë përsona nga sa ishin përllogaritur.

Sinkron Xheni Halili: