Shkodër/ Ministri Lleshaj: Kanabisi ka mbërritur në skajet më të larta të Shqipërisë, por po e luftojmë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pranon se kanabisi ka mbërritur në skajet më të larta të territorit të vendit, edhe pse në parcela të vogla.
Megjithatë Lleshaj nënvizoi se puna që është bërë këtë vit ka dhënë rezultate të mira ndërsa premtoi se 2021 do të jetë mbyllja e kapitullit të kultivimit të kanabisit.

“Konstatojmë se puna e bërë gjatë këtij viti për të goditur çdo tentativë e kulktivimit të kanabisit ka dhënë rezultat të mirë. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë është goditur edhe në Shkodër në të gjitha skajet, sepse kanabisi ka mbërritur në skajet më të largëta të territorit të vendit si në Shkodër në të gjithë Shqipërinë, në parcela të vogla, tentative të shkëputura, por gjithsesi angazhimi ynë është për ta goditur në vijueshmëri.

Analiza e sotme nuk është thjesht analiza e vitit 2020 por fillimi u operacionit për vitin 2021 që do të zhbëjë përfundimisht kanabisin nga historia e angazhimeve tona” u shpreh ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj në një prononcim për median pas analizës me drejtuesit e policisë në Shkodër

Në Shkodër janë evidentuar parcela kanabisi por a janë marrë masa për të ndëshkuar policinë?

Sander Lleshaj“Nuk mund të godasim një drejtues që godet fenomenin e kanabisit, kur drejtoria qëndrore ka pasur konsatime në nivelin vendor atëherë ka pasur masa dhe për drejtues të strukturave vendore. Kur strukturat eprore zbulojnë parcela të panjohura nga strukturat vendore atëherë ata mbajnë përgjegjësi. Ka patur të ndëshkuar.”

Lleshaj beson se këtë vit nuk ka prodhim më shumë se vitet e shkuara.

Sander Lleshaj“Ka patur më shumë orë fluturime dhe janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se vitin që shkoi. Nuk do të thotë që këtë vit është prodhuar më shumë, por është goditur më shumë. Prodhimi ka rënë në mënyrë të ndjeshme, tregues është dhe cmimi I lëndës narkotike ka arritur në nivele stratosferike”