Shkodër/ Mbahet takim i Task Forcës Vendore Antikánábis…

Ditën e sotme, datë 30 Prill 2020, sipas njoftimit për takim pune dhe në zbatim të detyrave të caktuara nga Ministri i Brendshëm u zhvillua takimi i Task Forcës Vendore Antikánábis, takim i cili u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Zj. Felek Kasemi, lidhur me zbatimin e planit të masave për parandalimin, goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Shkoder.

Në takim morën pjesë drejtues të institucioneve vendore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore- pjesë e Task Forcës.

Në përfundim të takimit, nisur nga objektivi për nxjerrjen e qarkut Shkodër, nga harta e kultivimit të bimeve nárkotike për anëtaret e taskë-forcës u caktuan detyrat :

1. Nga të gjitha institucionet dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore të rritet niveli i masave sensibilizuese;

2. Nga ana e bashkive të hartohen e miratohen politika të diferencuara për zhvillimin ekonomik te fshatrave, njësive dhe zonave me risk të kultivimin e bimëve nárkotike;

3. Nga institucionet vendore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të hartohen plane masash të diferencuara për mbikqyrjen dhe kontrollin e territorit;

4. Të krijohen grupe të përbashkëta të njësive të vetëqeverisjes vendore me institucionet vendore për kontrollin e territorit, sipas fshatrave, njësive dhe zonave;

5. Për rastet e konstatimit dhe evidentimit të kultivimit të bimëve nárkotike, për punonjësit që kanë detyrim të mbikqyrin dhe kontrollojnë territorin e tyre, përveç referimit të rastit në Prokurori, nga ana e institucioneve dhe njësive të vetëqeverisjes vendore të merren masa disiplinore administrative ndaj tyre.