Shkodër/ Marrin flakë dy automjete në lagjen “Gjuhadol”…

Dy automjete jane perfshire nga zjarri paraditen e sotme ne lagjen Gjuhadol ne Shkoder. Zjarri ka rene fillimisht ne mjetin tip Volkswagen dhe me pas zjarri eshte perhapur edhe ne mjetin tjeter tip Mercedes Benz.

E gjitha kjo ka ndodhur si pasoje e rrugicave te ngushta dhe zenies se rruges nga ana e mjeteve te parkuara anes rruges ç’ka ka bere qe mjetet e zjarrfiksave te kene veshtiresi qe te hyjne dhe te afroheshin tek mjetet qe po digjeshin.

Kjo vonese prej rreth 15 minutash ka rezultuar fatale per mjetin Volsvagen i cili eshte djegur pothuajse plotesisht, ndersa mjeti tjeter tip Mercedes eshte djegur pjeserisht.

Kjo eshte bere e ditur edhe nga Drejtori i Zjarrefikesve Shkoder, Ridvan Bushati.