Shkodër/ Disa punonjës fasoneria ngelen pa rrogën e “luftes”, u mashtruan nga pronari…

Dokumentacioni i paraqitur nga fasoneria “Dy Big” per largimin e punetoreve nga puna, ka te dhena te tjera dhe nuk perfshine periudhen e shpalljes se masave te qeverise.

Sqarimi vjen nga Drejtori i Drejtorise Rajonale te Tatimeve, Herion Jashari. Ai thote se eshte njohur me shqetësimin e punetoreve, por ne dokumentacionin e paraqitur nga fasoneria ne fjale, jane shenuar te dhena te tjera nga ato qe thone punetoret.

Vendimi i Qeverise per pagat e luftes ka hyre ne fuqi me daten 12 mars, nderkohe qe largimi i punetoreve figuron me 11 mars.

Nese punetoret kane pretendime per ndryshim te dates se largimit nga pune dhe rezerva te tjera ndaj administratorit, atehere duhet te ndjekin proceduren e denoncimit.

Jashari: Situata e krijuar nga koronavirusi, ka nxjerre ne shesh jo pak probleme qe kane te bejne me marredheniet ne pune ! Ndonse çdo dite ka njoftime zyrtare per përfitime financiare nga ana e punetoreve, faktikisht po çdo dite ka ankesa te shumta nga punetoret se po i zvarrisin pa fund! Jane larguar nga puna per shkak te situates se krijuar nga koronavirusi, dhe nuk kane përfituar asnje leke nga dy paketat Qeverise !

Shqetesimi eshte shprehur prane Drejtorise se Tatimeve Shkoder nga rreth 50 punetore te fasonerise “ Dy Big”, tecilet deklarojne se jane larguar nga puna me daten 13 mars, ndersa administratori ua ka shenuar disa dite para kesaj date, duke e vene keshtu ne pikepyetje marrjen e pagave te luftes, qe ka deklaruar qeveria.

Nderkohe punetoret ne fjale nga tatimet jane kthyer serish tek mjediset fasonerise ku kane punuar me pare, ne shenje proteste per padrejtesine qe sipas tyre u eshte bere nga administratori. Ata kane paralajmëruar se nuk do te heqin dore nga kerkesat e tyre per përfitimin e pagave te luftes, pasi nuk kane asnje burim tjeter te ardhurash.