“Sa blejnë një maskë të blejnë një bukë”, Artizania shkodrane dhuron maska falas…

Ne keto dite te veshtira ku te gjithe ne vuajme nga pandemia e nje virusi qe ka bllokuar jeten tone , shpesh here ju kemi folur per raste te tregtareve abuzive te cilet kane rritur çmimet e produkteve qe tregtojne. Nderkohe rasti qe do ju servirim sot eshte rasti i nje zonje qe ka zgjedhur te ndihmoje sado pak ne kete situate.

Profesionin e saj si rrobaqepese , ka zgjedhur qe ne keto dite ta shfrytezoje per te realizuar disa maska prej pambuku te cilat i i ka vete sterilizuar edhe i dhuron per njerezit te cilet e kane domosdoshmeri perdorimin e tyre.

Ardiana na tregon se shkasin e kesaj nisme e mori nga ata njerez qe kane rritur çmimet e produkteve te tilla , te cialt ne keto dite duhen me shume se asnjehere tjeter. Keto maska mund te lahen me temperature te larte edhe me pas te hekurosen e te riperdoren perseri.
Me shume se nje ndihme e madhe , ky eshte nje shembull i mire per tu ndjekur nga te gjithe.