
Aktivistja për të drejtat e kafshëve, Oli Pero, shprehet se situata e kafshëve endacake në Shkodër është përmirësuar vitet e fundit. Sipas saj, ndikim pozitiv kanë patur fushatat e vazhdueshme të sterilizimit.
“Shkodra bën një diferencë me qytetet e tjera të Shqipërisë duke pasur parasysh se qysh prej vitit 2014 ka pas jo pak, por 46 fushata sterilizimit vetëm ne, pa përfshirë disa të bashkisë këto vitet e fundit. Ka më pak qenë në rrugë në qoftë se vendi re. Janë vetëm ato qentë historik që ne i njohim prej shumë vitesh edhe tashmë janë bërë pjesë e identitetit të qytetit. Ka sot më shumë se kurrë mundësi sterilizimi falas edhe për qytetarët. Pra nuk kanë nevojë të shpenzojnë për të sterilizuar kafshët e tyre shtëpiake”, tha ajo.
Nga 16 deri më 18 korrik, “Animals Need Me” në Shkodër do të zhvillohet një fushatë tjetër sterilizimi pa pagesë për qentë dhe macet.
“Me grupin veterinar do ikim nesër dhe pasnesër do jemi te streha e bashkisë për të ofruar shërbime veterinare falas për ate që do të kenë nevojë. Ë pastaj do kemi tre ditët e sterilizimeve. Sa herë kemi mundësi dhe kemi grupe vullnetare që vijnë gjithmonë e ndajmë një ditë këtu edhe një ditë atje në mënyrë që edhe ato qenë të kenë vëmendje por edhe ne i kemi burimet e kufizuara. Pra në qoftë se tashmë bashkia i ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta, ne na bëhet shumë qejfi edhe ne mund të përqendrohemi te puna jonë”, tha ajo.
Aktivistët e konsiderojnë sterilizimin si mënyrën më humane për të kontrolluar numrin e kafshëve endacake dhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre.




