Rritja e çmimeve, ministrja Bilali: Shumë kompani po ngarkohen me kosto që mos e transmetojnë te konsumatori

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali komentoi në A2 Business situatën e rritjes së çmimeve dhe si po e përballojnë sipërmarrjet këtë gjë.

Bilali u shpreh se shumë sipërmarrje, duket parë që konkurrenca është e lartë po ngarkohen vetë me këtë barrë duke mos e reflektuar tek konsumatorët me shpresën se situata do të ndryshojë.

Kemi raste biznesesh që e pranojnë që në industritë ku ato operojnë ka aq konkurueshmëri të lartë sa nuk e kanë luksin që të rrisin çmimin dhe ta transmetojnë tek konsumatori por ngarkohen vetë duke pritur që situata të ndryshojnë. Por ka industri të tjera që çmimi është rritur si ajo e letrës. Ekspertët parashikojnë që ky trend do të normalizohet por është herët për të thënë nëse do të shkojë në nivelin që ka qenë”, tha ministrja.