Rrëshqitje dherash në rrugën e Shoshit, flet Voltana Ademi: Dërguam mjetet që pa gdhirë, rruga tashmë është zhbllokuar

Rruga e Shoshit pas 24 orësh bllokim tashmë është e kalueshme. Bllokimi i rrugës për shkak të rreshqitjes se gurëve ka vënë në levizje Bashkinë Shkodër.

E pyetur nga mediat, kryetarja e Bashkise Shkodër, Voltana Ademi, tha se kane qene 3 vende ku ka pasur rreshqitje te dherave dhe gureve por aktualisht rruga eshte e zhbllokuar.

E pyetur edhe per rrugen e Thethit, segmentin nga Boga ne Qafe Thore dhe ne Theth, kryebashkiakja Ademi eshte shprehur se firmat kontraktuese e kane detyrim mbajtjen hapur te rruges.

Sipas Ademit, nese nuk zbatohet kontrata duhet te nderhyje institucioni i prefektit, pasi rruga ende nuk eshte marre ne dorezim.

Kemi marrë njoftim. Në mëngjs herët pa gdhirë, mjetet tona kanë lëvizur për në Shosh. Jo vetëm në një vend, por 3-4 pika ku ka pasur shkarje. Në këto momente që flasim rruga është e zhbllokuar dhe mjetet po kthehen. Qafë-Thorja, besojmë që ata që e kanë për detyrë në aspektin e ushtrimit të kontratës, të bëjnë këtë punë sepse kanë detyrim. Nëse nuk janë në gjendje që ta bëjnë ne jemi gati të ndihmojmë. Do të ishte mirë që të kishte një kordinim nga Prefekti. Ky do të ishte hap i mirë për një zgjidhje të qëndrueshme. Kërkesën e fundit zyrtare e kam bërë 28 korrik të këtij viti duke i bërë kërkesë qeverisë për rrugën dhe për të vijuar me investimet qoftë pjesë pjesë. Ne e dimë që ajo rrugë kushton, por të vijojë me punimet ashtu sicc është nisur. Kemi një problem që kemi adresuar te FSHZH. Është e rëndësishme rruga që lidh zonën e Dukagjinit me Valbonën . Duhet t’i shtohen projektimit dhe rrugët që lidhin fshatrat. Kam pasur diskutim ditën e enjte me drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit që ky aks të përfshihet në projektin e rrugës”, tha Ademi.