Hoti: Shkolla “Miqësia” bëhet institucioni i 34-t arsimor që mbyll dyert në Bashkinë Shkodër…

Shpërndaje

Shkolla “Miqësia” bëhet institucioni i 34-t arsimor që mbyll dyert në Bashkinë Shkodër.

​Si deputet i Qarkut Shkodër, përmes një kërkese zyrtare për informacion drejtuar Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë, kam kërkuar një pasqyrë të plotë dhe të detajuar mbi gjendjen e sistemit tonë arsimor për të zbardhur shifrat e sakta të asaj që po ndodh në Bashkinë Shkodër. Deri në vitin arsimor 2025-2026, të dhënat paraprake na tregojnë një realitet tronditës: 33 shkolla të mbyllura. Sot, kësaj liste të gjatë e të dhimbshme po i shtohet edhe shkolla “Miqësia”, e cila renditet e 34-ta. Një vatër arsimi që ka nxjerrë plot 25 breza nxënësish, përpara fillimit të këtij viti shkollor, detyrohet të mbyllë dyert.

Janë dhe 33 shkolla të tjera me klasa kolektive të cilat mund të rrezikojnë mbylljen.

A mban kush përgjegjësi për zbrasjen e arsimit në Shkodër?

Shpërndaje