Rama: Segmenti Muriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të jetë me pagesë

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV i pyetur për 7 koncesionet që janë në projektbuxhetin e vitit 2022 me vlerë 1.8 miliardë dollarë, u shpreh se këto para nuk janë nga buxheti i shteti. Sipas Ramës këto para janë si garanci nga shteti, për riskun.

Ndërkohë lidhur me financimin e privatit në segmentet rrugore, Rama u shpreh se: segmenti Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të bëhet me financim privat dhe do të marrë para nga ata që kalojnë.

“Të gjitha këto që përmende nuk janë koncesione që do futet para nga buxheti i shteti. Në këto që kemi sot investohet nga privati dhe shteti shlyen investimin në vite. Nuk kemi të tilla, këto që thoni ju janë koncesione me paratë e privatit. Ku në rastin e rrugëve, shteti jep garanci për trafikun. Nëse nuk plotësohet shteti bën kompensim. Këto janë para të cilat janë garanci e riskut, këto para mund të përdoren, dhe mund të mos përdoren.

Saranda nuk do të bëhet koncesion si rruga e Arbrit. Do të bëhen me paratë e privatit. Do të jenë rrugë me pagesë. Do të thotë që një segmet me pagës dhe rrugët e tjera pa pagesë.

Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të bëhet me financim privat dhe do të marrë para nga ata që kalojnë.”, u shpreh Rama.