Rama përplaset me Bushatin në OPEN, ja fraza që “acaroi” kryeministrin (DEBATI)

Kryeminsitri Edi Rama është përplasur me analistin Andi Bushati teksa po diskutonin mbi situatën ekonomike në Shqipëri pas COVID-19 dhe mundësinë e një tjetër pakete mbështetëse për ata që kanë humbur punën.

Debati nisi lidhur me shifrat. Rama i tha Bushatit se abuzohet me shifrat, ndërsa analisti iu përgjigj “të paktën nuk i vjedh shqiptarët”.

Kjo e “acaroi” kryeministrin Edi Rama, i cili akuzoi sërish Bushatin për shpifje.

Debati

Rama: Bërë mirë që u tërhoqe se për turpin tënd dhe të profesionit tënd fjalën vjedhje e ke  në majë të gjuhës.

Bushati: Ju ftoj t’i flasim njëri-tjetrit me ju

Rama: Ti nuk e meriton ju-në time

Bushati: Është çështje edukate

Rama: Në mënyrë të përsëritur t’i shpif, por nuk e bën dot në sytë e mi

Bushati: Po, po.

Rama: Bëre mirë që u tërhoqe.

Bushati: Po, ju nuk keni përgjigje sa të pa punë nuk kemi.

Rama: Por shifrat, nuk janë për të luajtur.

Bushati: Po, ka dhe ekonomi kriminale.

Rama: Më ler të flas dhe mos më ndërprit më.

Bushati: Po nuk po marr përgjigje.

Rama: Unë kam, thënë që mund të ketë një paketë të tretë Por sot nuk ka nevojë për një paketë të tretë.