“PRAY FOR TURKEY”/ Kategoria Superiore solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

Kategoria Superiore është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti që tronditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.

Në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Luftëtarit, në fushën e blertë u shpalos një banderolë ku shkruhej: “Pray for Turkey” (lutemi për Turqinë).

Një mesazh mjaft domethënës ku, që tregon edhe njëherë atë që sporti është “ambasadori më i mirë” i paqes dhe solidaritetit.

Kujtojmë që trupa të shumtë nga Turqia mbërritën në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, duke treguar marrëdhënien e mirë që ka mes dy shteteve.