Plagosi me thikë kushëririn, policia e Shkodrës arreston 21 vjeçarin…

Velipojë/Shkodër

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, falë reagimit të shpejtë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. F., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbrëmjen e datës 10.11.2020, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një banesë të përbashkët në fshatin Pulaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.

Shtetasi A. P., pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta (thika).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.