Përjashtimi i Berishës, dega e PD-së në Shkodër: Ne jemi me Amerikën, nuk ka përçarje në parti…

Kryetari i Partisë Demokratike dega Shkodër, Xhevdet Amuli pas takimit me Lulzim Bashën u shpreh se dega që ai drejton është me PD-në dhe Amerikën.

Ai shtoi se Brenda opozitës nuk ka asnjë përçarje dhe se kanë vetëm një armik; Edi Ramën. Sipas tij edhe vetë Sali Berisha është pro amerikan.

“Kjo është diçka më shumë se qëndrimi i Bashës. Ne jemi pro amerikan. Ne jemi të tërë me Amerikën, edhe Sali Berisha vetë është me Amerikën. Nuk ka asnjë arsye që partia të ketë çarje. Ne Berishën e kemi pasur lider shpirtëror, nuk ka arsye që të ketë përçarje.Ne jemi me PD-në, PD është familje e madhe. Edhe Berisha është me PD-në. Ne të gjithë bashkë jemi me PD-në dhe me SHBA-në. Ky është verdikti i Amerikës. Nuk jemi me asnjë përçarje dhe fraksion, ne luftën e kemi me PS-në dhe Edi Ramën dhe jo brenda llojit”, u shpreh Xhevdet Amuli për ABC News.