Pas Zef Dedës edhe ish futbollisti Sabah Bizi video mesazh për protestën e 2 marsit…

Presidenti i Shqiperisë Ilir Meta vijon publikimin e video mesazheve ku bëhet thirje për tiu bashkuar tubimit të 2 marsit në mbeshtetje të kushtetutës.

Në video mesazhin e fundit te cilen ka publikuar Presidenti, është ish-futbollisti i Kombëtares dhe i Vllaznisë “Mjeshtri i madh” shkodrani Sabah Bizi.

Statusi i plotë i Presidentit Meta:

Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi🇦🇱 dhe të Vllaznisë⚽ së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!
Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t’u kërkohej. Edhe 24 orë për t’i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë! ✌ mars! 🇦🇱

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi