Pas reagimeve të ashpra nga politika e shoqëria, Gjykata liron nga burgu nënën lehonë…

Gjykata pezulloi sot  ekzekutimin e dënimit me burg të 26-vjeçares që u arrestua 8 ditë pas lindjes.

Diana u arrestua pasi i ishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.

Diana Bahçja ka treguar sot para Gjykatës  se ?nuk ka qenë në dijeni të gjobës?.

?Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza?, tha thënë ajo në gjyq.

Avokati i nënës lehonë  deklaroi e do të gjejë lekët për paguar gjobën prej 250 mijë lekësh.

Ndërkohë bashkëshorti i Dianës disa ditë më parë ka bërë thirrje për lirimin e saj për shkak se nuk mund të kujdeset ai për djalin, i cili u shkëput nga nëna teksa ishte vetëm 8 ditësh.