Pas përgjigjes nga KQZ, Meta i kërkon qeverisë bashkitë pa kryetarë…

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Këshillit të Ministrave t’i vërë në dispozicion bashkitë e vendit pa kryetarë.

Kërkesa vjen pas përgjigjes që KQZ i ktheu sot Presidencës, ku bëhet me dije se vendet bosh të kryetarit janë në bashkinë e Vorës, Dibrës dhe Shkodrës.

KQZ nënvijëzon se nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi nuk është informuar nga Këshilli i Ministrave.

Në një konferencë për mediat pak ditë më parë, kreu i shtetit e cilësoi të patolerueshme situatën në bashkitë e vendit, kryetarëve të të cilëve u ka mbaruar mandati dhe theksoi se ka nisur procedurat për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme në këto bashki.