Pas 12 rasteve me COVID 19, Rama pyet Binon: Si është situata në Shkodër?

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ishte dje në Shkodër pas konfirmimit të 12 rasteve të reja me COVID 19 në lagjet Dobraç dhe Kiras.

Në një dëgjesë me kryeministrin, ajo informoi se rastet e konfirmuara janë rezultat i hetimit epidemiologjik, janë kontakte të një personi pozitiv me COVID 19.

Bino: Isha në Shkodër dhe në Dobraç. Kemi të bëjmë me  një lidhje epidemiologjike në lidhje me një person që ka qenë dhe janë hetuar menjëherë kontaktet që kanë qenë pjesë e një zinxhiri. Mund të duket numër shumë i lartë në Shkodër por është më mirë të jetë ai numër i lartë që i kemi hetuar dhe janë izoluar. Isha në vatrat ku janë izoluar dhe ishin shumë të përgjegjshëm në lidhje me izolimin. Kjo është bërë falë hetimit epidimiologjik. Të gjithë janë  asimptomatikë.

Për mjekun e Shërbimit Infektiv,Tritan Kalo, virusi ende nuk ka shfaqur të gjithë diapazonin e tij.

Kalo: Ecuria e sëmundjes sëhtë e tillë që do të paktën 5-6 javë që të shfaqë fytyrën e vërtetë. Sëmundja ende nuk ka mbërritur që të shfaqë të gjithë diapazonet e mënyrës së përhapjes.