Paralajmërimi i Bardhit/ Ja çfarë do të ndodhë me 11 kryetarët që nuk kanë pranuar Kuvendin e 18 dhjetorit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, shprehet i bindur se Kuvendi Kombëtar është ai i 18 dhjetorit.

Në komunikimin e tij , Bardhi theksoi se çdo kryetar dege që është angazhuar është i pranishëm në datë 18 ndërsa e cilësoi 11 dhjetorin një tubim. Ai thekoi se për 11 kryetarët e degëve që nuk kanë pranuar Kuvendin e 18 dhjetorit do të vendosë Kryesia.

“Mes të shkuarës dhe të ardhmes anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD kanë zgjedhur të ardhmen e PD, kanë zgjedhur interesin e PD dhe jo interesin personal të zotit Berisha.

11 kryetarë të degës nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e procesit të 18 dhjetorit. Të gjithë ata që nuk kanë kryer përgjegjësitë, si sekretar kam nisur përgatitjen e një raporti dhe shumë shpejt do të mblidhet Kryesia për të parë veprimet e mëtejshme”, tha ai.