Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër…

Amuli thotë se ata nuk do të mbështesin kandidatin Spahia, sepse ai përfaqëson parti të tjera dhe se strukturat e PD-së që ai kryeson, do të mbështesin vetëm listat për Këshillat Bashkiak.

“Struktura është e përgatitur dhe strukturës i intereson vetëm PD, edhe pse janë zgjedhje lokale, por më shumë se aq janë zgjedhje politike.

Kështu që në këtë moment, unë dhe strukturat e PD-së, do të punoj për PD, për listën e këshillit bashkiak, ku secili prej tyre mund të ishte një potencial për drejtimin e bashkisë.”.

Amuli thotë se nuk e sheh të arsyeshme ti drejtoj demokratët për të mbështetur koalicion Berisha-Meta, për faktin se sipas tij, PL-ish LSI, ishte ajo që ka çuar në shkatërrimin e PD-së ndër vite.

“Unë nuk kam si të votoj PS, as PL, janë dy pole që ndër vite janë munduar të shkërmoqin PD-në. Ne do të votojmë PD, figurat e PD, këshillat bashkiakë, kjo është zgjidhja.

Unë nuk kam lidhje me asnjë subjekt te tjera dhe siç e thashë shkatërrimi i PD-së ndër vite është LSI, që në koalicionin e parë. Kandidati Bardhi kujt i shërben, Berisha-Meta e kanë shkatërruar. PD, ka ardhur kohë të vazhdoj drejt rrugë së saj, të ndahet nga e kaluara.

Foltorja e ka filluar reformën e administratës me personat më të vlefshëm të PD, dhe disa herë e kam denoncuar për këto largime nga puna, se janë larguar pa asnjë motivacion, kështu që nuk mund tu them demokratëve dhe ti orientoj ata që të votojnë PL.”.