Notarë nga e gjithë Shqipëria përkujtojnë arratisjet e para 39 viteve nga Velipoja…

Shpërndaje

Shtatë notarë përshkuan rreth 5 kilometra me not, nga Velipoja deri në derdhjen e lumit Buna, në nderim të dhjetëra të rinjve që pothuajse katër dekada më parë u hodhën në ujë për të kaluar kufirin drejt ish-Jugosllavisë, nën kërcënimin e armëve të regjimit komunist.

Ky është viti i dytë që zhvillohet aktiviteti, i organizuar nga Kliti Hoti, me synimin që të kthehet në një traditë të përvitshme. Pjesëmarrësit, notarë nga Shkodra dhe qytete të tjera, shprehën emocionet dhe kënaqësinë për të qenë pjesë e një kujtese historike që nuk duhet harruar.

Ngjarja kujton guximin e të rinjve të viteve ’80, të cilët, të izoluar dhe përballë kushteve të vështira, sfiduan kufirin ujor për të arritur në territorin që sot është pjesë e Malit të Zi. Disa ia dolën të shpëtonin, ndërsa të tjerë humbën jetën nën plumbat e diktaturës.

Përveçse homazh, aktiviteti shërben edhe si një mesazh i qartë për brezat e rinj: liria ka pasur një çmim, dhe shpesh ky çmim ka qenë jeta vetë.

Shpërndaje