Nis vaksinimi i të moshuarve mbi 80-vjeç në Shkodër…

Ka nisur këtë të enjte vaksinimi i të moshuarve në Shkodër dhe pritet që të përfundojë brenda 4 apo 5 ditëve.

Procesi i vaksinimit vijon në ambientet e Pallatit të Sportit dhe shihet një interes i lartë të moshuarve që duan të vaksinohen për Covid-19.

Cdo qendër shëndetësore njofton sipas rendit alfabetik për të vijuar vaksinimin.

Sakaq ka pasur një propozim që të krijohet shpërndarja e realizimit të vaksinave në qendra të ndryshme rajonale për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në ambientin e paracaktuar.

Ka një projekt, por fillimisht autoritetet po merren me qendra të mëdha ku edhe fluksi është më i madh.