Nis shitja e biletave per klasiken Vllaznia-Tirana, klubi bën njoftimin…

NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga nesër në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë me Tiranën që luhet të premten në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:
E enjte 10:00- 14:00 dhe 17.00- 20.00
E premte 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribunat C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna E 300 lekë (MIQTË)
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për të marrë një tjetër fitore.

Fotografia e KF Vllaznia - Faqja Zyrtare