Ngec në Vetting drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Shkodër…

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në qytetin e Shkodrës, Brahim Dragjoshi ka ngecur në Vetting, e për pasojë është shkarkuar

Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar ditën e sotme, ku mësohet se Dragjoshi ka pasur probleme me pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka gjetur probleme sa i takon burimeve për shtëpinë e tij në Paskuqan, si dhe për mënyrën e përvetësimit të tokës nga ana e Dragjoshit.