Në 2019 tentoi të përdhunonte një 32 vjeçare në Gjermani, arrestohet 27 vjeçari nga Shkodra (EMRI)

Kristjan Dedaj 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhenie seksuale me dhune” dhe “vjedhje me dhune”.

27-vjeçari në gusht të vitit 2019 në Berlin, ka ndaluar në rrugë një 32-vjeçare, e ka dhunuar dhe më pas ka tentuar që te kryejë marrëdhënie seksuale me të. Ndërkohë behet me dije se gjithashtu i ka marrë edhe portofolin dhe më pas është larguar.

Policia njoftoi se janë marrë provat shkencore në vendin e ngjarje dhe se ka identifikuar 27-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.