Ndërron jetë 26-vjeçari nga Kavaja, ministria e Shëndetësisë: Ishte asimptomatik

Shënohet viktima e dytë për ditën e sotme nga Covid-19 në vend.

Një 26 vjeçar nga Kavaja ka humbur luftën me Covid-19.

Nga burimet bëhet me dije se prej katër ditësh ndodhej i shtruar tek Infektivi.

Mësohet se i riu vuante gjithashtu nga talasemia dhe kjo ia ka vështirësuar përballjen me virusin.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë bën me dije se 27-vjeçari ishte asimptomatik.

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.”

Pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga Covid-i.

Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkon në 125.