Myftiu Sytari: Mos i braktisni dhe keqtrajtoni prindërit…

Ka ndërruar jetë Haxhi Bardhyl Sytari, babai i Myftiut të Shkodres.

Prej disa ditësh ndodhej në Turqi për një mjekim më të specializuar pasi ishte i infektuar me COVID-19. Ditën e sotme është mbajtur namazi i xhenazes i të se ndjerit në oborrin e Xhamisë se Madhe në Shkodër.

Në fjalën e tij, Imam Muhamed Sytari dha disa mesazhe të forta për të respektuar prindërit duke thënë se keqtrajtimi i prindërve nuk është në natyrën e njerëzve fisnik.

Ndërkohë edhe vetë myftiu i Shkodrës ishte i infektuar me COVID-19 dhe sapo ka ardhur nga Turqia pasi gjendja shëndetësore është përmirësuar por fatkeqësisht babai i tij humbi jetën.