Myftiu i Shkodrës fiton betejën me Covid. Voltana Ademi ndaj lajmin e mirë…

Beteja me Covid nuk është e pamundur 🤲 Dua të ndaj me ju një lajm të mirë për shëndetin e Myftisë tonë të nderuar, Imam Muhamed Sytari i cili është përmirësuar.

Mbetemi me shpresë në rikthimin e shpejtë të tij në Shkodër pranë familjes dhe komunitetit së bashku me babain e tij. Me besim dhe shpresë lutemi për çdo shqiptar që po lufton me Covid19 😷.