Maskat mbrojtëse të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur, 2 mijë lekë gjobë kush thyen rregullin

Tashmë çdo qytetar i cili nuk do të mbajë maskë në ambientet e mbyllura do të penalizohet me gjobë. Ky vendim i qeverisë vjen në një kohë kur nurmi të infektuarve me koronavirus është i lartë, dhe përdorimi i maskës shihet si një masë që do të frenojë përhapjen e Covid-19.

Qeveria shqiptare vendosi këtë të mërkurë të bëjë të detyrueshme përdorimin e maskave apo barrierave mbrojtëse prej tekstili në ambientet e mbyllura.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një dalje për mediat, u shpreh se  të gjithë ata që nuk do e respektojnë këtë masë parandaluese përhapjes së koronavirusit do të gjobiten.

Ogerta Manastirliu: “Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura. Në rast të mosrespektimit të këtij deryrimi, Policia e Shtetit, policitë bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit.”

Duke bërë nëj analizë të situatës që po kalon vendi ynë për shak të pandemisë, Manastirliu përmendi edhe një herë  rihapjen e spitalit “Shefqet Ndroqi” në spital Covid 2, ndërsa deklaroi se shumë shumë shpejt do të hapet edhe laboratori i dytë për kryerjen e tamponëve në ambientet e QSUT.