Maskat e skaduara dhe ushqimet: SPAK nis hetimet për ministritë e Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë

Në datën 2 Prill nga selia e Partisë Demokratike u denoncua mënyra se si ministria e Mbrojtjes kishte zhvilluar një tender për shpërndarjen e ushqimeve, dhënë një kompanie kompjuterësh në Maqedoni.

Ky denoncim dhe shumë informacione të këtij subjekti partiak, kanë mbërritur sot në prokurorinë e posaçme antikorrupsion dhe nesër prokurorët thanë se pritet që me anë të shortit të caktohet dhe prokurori i çështjes. Padia e PD-ës ka mbërritur në prokurori me postë.

Prokurorët thanë për A2 se për padinë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për maskat e skaduara, denoncimi ka mbërritur dhe çështja penale është regjistruar.

Pritet që në ditët e karantimit prokurorët të kryejnë disa veprime hetimore, ku nuk përjashtohet edhe pyetja e zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie./A2cnn/