Marinaj: 3 punonjësit me Covid-19 në bashki mosha të reja, nëse rëndohet situata punojmë online

Në Malësi të Madhe vijnë shumë persona dhe nuk mund ta themi nga ka ardhur. Nuk mund ta them se të gjithë banorët i repsektojnë masat. Është bërë puna jonë si bashki dhe e juaja si media që secili ta ketë informacionin e nevojshëm.

Udhëzimet e ministrisë janë për persona që kanë simptoma duhet kryer verifikimi. Asnjë prej punonjësve nuk ka asnjë simptomë. Gjithë ata që kanë shenja do vetëkarantinohen.

Tre personat e infektuar janë të rinj dhe janë në shtëpi pa problematika. Në zyën që ka kontakte më të mëdha i janë bërë tetë tamponë dje. Në çdo rast në Malësi të Madhe nuk ka pasur problem për qytetarët. Nëse kjo merr një përmasë më të zgjeruar shërbimi do jepet online”, tha Marinaj.

Bashkia e Malësisë së Madhe do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e hënë, ndërkohë që ditën e sotme janë marrë masat për dezinfektimin e ambienteve të saj.