Manastirliu shpërndan lajmin e mirë. Shërohet edhe pacienti zero…

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se është shëruar plotësisht edhe pacienti zero.

Ditën e djeshme u dha lajmi që janë shëruar dy pacientë, ku njëri ishte babai i pacientit zero.

Statusi:

Një tjetër lajm i mirë🙏🏼
Edhe pacienti 0⃣ sapo është konfirmuar negativ👍🏼
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3⃣ pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi🙏🏼
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit😊
#JeniMëTëMirët🤩