M.Madhe/ Plagoset me çifte nga fqinji 69 vjeçarja…

Malësi e Madhe, Shkodër

Mesditën e sotme, shtetasja F. Gj., 69 vjeçe, banuese në fshatin Marshejë, është dëmtuar lehtë, në këmbë, dyshohet me një saçme fisheku arme gjahu.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 69-vjeçarja është dëmtuar aksidentalisht, lehtë, teksa kalonte në rrugë, nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç.

69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.