“Luajtëm me stres, mund ta kishim mbyllur më herët ndeshjen”/ Sedloski pas fitores me Teutën: E merituam, nuk ishte aspak e lehtë…

Vllaznia ka mposhtur Teutën me rezulatin 1-0 në “Loro Boriçi” në ndeshjen e javës së 33 të “Abissnet Superiore”. Pas duelit, ka folur edhe trajneri Goce Sedloski.

“I falenderoj lojtarët e mi për fitoren, nuk ishte aspak e lehtë. Kemi qenë të lëkundur psikologjikisht, por këto pikë janë të vlefshme, e merituam fitoren. E mira do të ishte që ta kishim mbyllur që në fillim me 2-0, por i tillë është futbolli pasi më pas luajtëm me stres, por e rëndëishme është fitorja dhe futbollistët ja dolën. Kemi 3 ndeshje dhe do të luajmë me kujdes për të arritur qëllimin tonë. Luajmë maksimalisht në ndeshjet që na presin, më të rëndësishmë ishin 3 pikët, shumë lojtarë kanë qenë të dëmtuar dhe kanë munguar në ndeshje, jemi munduar të gjejmë zgjidhje dhe të gjithë djemtë dhanë maksimumin sot”, deklaroi ai për “Oversport”.