Lika : Rikthimi i vështirë, por do t’ia dalim

Sikundër të gjithë ekipet e tjera, edhe Vllaznia është rikthyer në stërvitje, pas ndërprerjes më se dymujore për shkak të shkak të epidemisë së virusit korona. Dhe kapiteni i kuqebluve, Gilman Lika, e ka cilësuar një ditë të shumëpritur, atë të rikthimit në stërvitje.

Përtej përpjekjeve individuale, Lika pohon se gjendja fizike e lojtarëve mbetet problem

Ndërsa thumbon edhe ekipet e tjera për avantazh të padrejtë sa i përket stërvitjeve, Lika kërkon maksimumin nga shokët e skuadrës.

Mesfushori shpreson të zgjidhet shpejt çështja e rikthimit të trajnerit dhe 4 futbollistëve të huaj të kuqebluve.

Gilman Lika e pranon se ndërprerja erdhi në momentin më të papërshtatshëm, por kërkon impenjim të shtuar.