Lika: Duhet kujdes, asnjë nënvlerësim Flamurtarit…

Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika u ka bërë thirrje të shokëve të ekipit për ta vlerësuar maksimalisht ndeshjen e rradhës, atë që do të luajnë të martën ndaj Flamurtarit në Shkodër. Kjo sepse në sfida të tilla ndaj skuadrave me probleme, kuqeblutë kanë neglizhuar duke mos marrë rezultatet e duhura. Në një prononcim për mediat, mesfushori kuqeblu ka shprehur bindjen se ecuria e Vllaznisë në gjysmën e dytë të sezonit do të jetë më e mirë.

Ndërkohë klubi shkodran ka bërë të ditur se nga paraditja e së hënës ka nisur edhe shitja e biletave për sfidën ndaj Flamurtarit dhe çmimet e biletave janë ato të zakonshmet, duke filluar nga 2 mijë lekë të vjetra dhe duke përfunduar tek tribuna VIP ku një biletë do të kushtojë 10 mijë lekë.