Lajm i mirë/ Vajza nga Skrapari që u dyshua për Koronavirus rezulton negative

Vajza e cila mbrëmjen e djeshme u paraqit në QSUT për shkak se kishte simptoma të ngjashme me koronavirusin, pas analizave të kryera ka rezultuar negative.
Vajza nga Skrapari u paraqit së bashku më bashkëshortin e saj në QSUT pasi kishte marrë udhëzime nga drejtoresha e spitalit në Skrapar.

Çifti gjatë mbrëmjes së djeshme dhanë edhe një intervistë për Top Channel teksa prisnin të hynin në spital për të kryer analizat.

I riu është shprehur se vetë personalisht është rikthyer nga Rimni i Italisë të hënën e kaluar ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte rikthyer ditët e fundit.

Pjesë nga intervista e djeshme me çiftin nga Skrapari:

Djali: “Kam ardhur para 30 minutash. Na dërgoi drejtoresha e spitali. E fejuara kishte pak temperaturë. Na thanë se duhet të vinim këtu se dyshohemi për koroanvirus. Unë kam ardhur të hënën e kaluar. Isha nga Rimni. Kemi qenë në Tiranë një javë. Kemi shkuar dje në dark në Skrapar dhe sot në mëngjes kemi ardhur këtu.”

Vajza: “Vetëm temperaturë kam 38, 39. Po tani është ulur. Kollë pak dhe shumë rrallë. Frymëmarrjen e kam në rregull. Tani po futemi brenda. Kemi 10 minuta që jemi këtu. Nuk e dinim ku ishte shkuam tek urgjenca. Kemi ardhur nga makina jonë.”

Djali: “Na vunë në dispozicion një ambulancë por rasti ynë nuk ishte i rëndë dhe erdha me makinë. Drejtoresha na ka dërguar kam ardhur për merak. Sonte do dalim të festojmë. Nuk kemi merak e frikë fare. S’kemi pasur kontakt me persona të dyshuar. dy fqinjë nuk kanë qenë me ne. Nuk ka persona të tjerë me ne.”

Vajza: “Familjarët kemi takua. Po rata nuk kanë shfaqur asgjë. Do shkojmë tek urgjenca dhe shpresoj sa të mbarojë më shpejtë dhe të iki për qejfin tim.”