Lajm i mirë, brenda lajmit të keq: Kush gjobitet nga Policia Rrugore dhe e paguan brenda 15 ditëve, përfiton 50% ulje…

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 102 vota pro paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, ku spikasin lehtësi e thjeshtime shërbimesh për qytetarët.

Ndryshimet kanë të bëjnë me afatete e rinovimeve të patentateve, kufizimi i llojeve të mjeteve që mund të ngasin shoferët e rinj, në lidhje me profesionin e instruktorit të auto-shkollave, por edhe në lidhje me gjobat e Policisë për qytetarët.

Deri ditën e djeshme, të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkoheshin nga Policia, nëse brenda pesë ditëve shkonin  dhe e paguan gjobën përfitonin një ulje 20%.

Por, nga dita e sotme, çdo drejtues mjeti që është gjobitur, nëse shkon dhe e paguan brenda 15 ditëve përfiton ulje 50%. Kjo ka qenë një nismë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.