Kuvendi miraton raportin e komisionit për shkarkimin e presidentit Meta, kush votoi kundër

Me 107 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit  Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qenë abstenim ndërsa një është shpallur e pavlefshme.

“Projektvendim për miratimin e raportit përfundimtar për hetimin e shkeljeve të rënda nga presidenti i republikës.  Pro kanë votuar 104 deputetë, 7 kanë votuar kundër, 2 kanë abstenuar, 1 e pavlefshme. Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor. Do të kalojmë në votimin nominal”, u shpreh ai.

Gazetarja Esiona Konomi ka mësuar edhe emrat e deputetëve që kanë votuar kundër raportit të Komisionit Hetimor.