Koronavirusi, situata në Qarkun e Shkodrës e orës 18.00…

Situata e rendit publik eshte e qete ne te gjithe territorin, vazhdojne sherbimet e perforcuara me grupe ne te gjithe territorin per zbatimin e urdherave ne kuadrin e ndalim qarkullimit dhe ne mbikqyrjen e karantinimit te shtetasve te ardhur dhe te afermeve te atyre qe jane konstatuar Pozitiv.

Nga Filiali i Postes, jane shperndare ne shtepi ne total 400 pensione, ne qytet 293, ne fshat, 107.

Ne Bashkine M.Madhe, nuk ka raportohen raste te prekura me covid-19, te gjithe te ardhurit nga shtete me prani virusin jane nen kontrollin intensiv te NJVKSh. Vazhdon shperndarja e ilaceve ne cdo shtepi pensionisti dhe te semurve. DUK mbane ne eficence rrjetin ujesjelles, nderkohe ndjeke me vemendje familjet ne nevoje per mbeshtetjen me ndihma ushqimore.

Nga Inspektoriati Shkoder jane monitoruar dhe kontrolluar, gjithsejt 17 subjekte tregtare, prej te cilave 1 Supermarket, 3 Farmaci, 6 markete, 2 furra buke, 2 banka, 2 pika pagese OSHE, UKT, ku zbatoheshin regullat e sigurise dhe nuk u moren masa administrative, nderkohe u konstatuan te mbyllura 40 subjekte, 30 bar- kafe, 2 Qendra Interneti, 6 klinika dentare, 1 shkolla dhe 1 kopesht.

Nga Bashkia Shkoder jane mbeshtetur me ushqime rreth 32 familje me veshtiresi ekonomike, ka nisur procedurat per blerjen e ushqimeve dhe materialeve higjenike me fondet e vete Bashkise per EC, procedure qe akoma nuk eshte miratuar nga APP. Bashkia kerkon mbeshtetje per nderhyrje prane APP, per shtese regjistri nga ky institucion me qellim qe te mos vonoje procesi i blerjeve per produkte ushqimore dhe detergjent per familjet ne nevoje. Ka vijuar puna per dezinfektimin e ambienteve publike, private, Spitali Rajonal, vazhdojne punimet e KUZ per pastrime sipas kerkesave te qytetarve, pastrim kanalesh, kuneta.

Nga NJVK ne te gjitha bashkite po ndiqet situata epidemiologjike, duke mbajtur nen mbikqyerje te rrepte te afermit e personave te dale pozitiv, duke dezinfektuar subjektet, shtepite e tyre. Vazhdon trajnimi i mjekeve te QSH ne cdo bashki.