Kolaudimi i automjeteve, 1 herë në dy vjet…

Të gjithë ata drejtues automjetesh që kanë kryer këtë vit kolaudimin, nuk do ta kryejnë vitin tjetër kontrollin teknik të makinave. Në një intervistë për TV Klan, drejtori Blendi Gonxhe thotë se nga janari i vitit 2021, kontrolli teknik i automjeteve do i kalojë drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor. Afro 630 mijë automjete do të kryejnë kolaudim 1 herë në dy vite.

“Mjetet e reja të mos vijnë për tre vjet për kolaudim dhe ato të përdoruara 1 here në dy vite. Edhe ato policia apo certifikata që janë të nxjerra nga kolaudimi aktual ne vitin 2020 vlejnë. Edhe ata që kanë bëre kolaudim në vitin 2020 përfitojnë nga lehtësitë e vitit 2021”

Po ashtu edhe mjetet transportit të udhëtarëve përfitojnë nga ky vendim.

“Mjetet që janë të transportit të udhëtarëve dhe mallrave, taksitë dhe ato të shkollave që ishin 1 herë në 6 muaj do vijnë një herë në vit”.

Por masa më të rrepta do të ketë për automjetet që përfshihen në aksidente.

“Në këtë mënyrë bëjmë të mundur që të dalin e dritë vrimat e zeza, ku një automjet aksidentohej në rrugë dhe nuk kolaudohej, do të në rruge se polica ishte e vlefshme. Kjo nuk mund të behet më”

Gonxhe thotë se shërbimi do të jetë vetëm shtetëror dhe se liberalizimi mund të ndodhë në një kohë tjetër.

“Nuk ka më koncesion  për kontrollin teknik. Me kalimin e kohës ku nuk kemi prezencë mund të liberalizohet  ose të këtë nënkotraktime me rregullat e drejtorisë së transportit rrugor”

Prej afro më shumë se një viti, në vend vepron edhe një task-forcë e transportit rrugor për të cilën Gonxhe thotë se është propozuar që të kthehet në një inspektorat kontrolli.