Këshillat e mjekut shqiptar në Amerikë: Nëse keni temperaturë, përdorni paracetamol dhe jo ibuprofen

Mjeku shqiptar që jeton në Amerikë, Mario Ademaj në një intervistë për Ilva Now sugjeron që në rast temperature të përdoret paracetamol dhe jo ibuprofen. Ai shpjegoi se Ministria e Shëndetësisë e Francës publikoi para disa ditësh faktin se ky i fundit mundet të rrezikojë në individë që janë infektuar me coronavirus, edhe pse kjo nuk është akoma e verifikuar.

Si ndikon përdorimi i Ibuprofen kundër coronavirusit?

Ne zakonisht Ibubrofenin dhe ilaçet që janë në kategori me Ibubrofenin i përdorim për gjëra si temperaturë të lartë ose dhimbje, por në fakt Ministria e Shëndetësisë e Francës publikoi para disa ditësh që mundet të rrezikojë në individë që janë infektuar me coronavirus. Kjo nuk është e verifikuar akoma nga komuniteti i mjekësisë, por për momentin, për opinioni im personal është që nëse keni temperaturë të përdorni paracetamol ose acetaminofen, sepse nuk dihet akoma gjendja e përdorimit të Ibubrofen, pasi nuk ka ndonjë studim ose publikim të konfirmuar.

Në qoftë se një individ i infektuar me coronavirus vazhdon të rrijë në karantinë pas dy javësh,  është më i infektuar nga ky virus?

Zakonisht me viruset, në kategorinë e viruseve në përgjithësi, pas dy javësh zakonisht kalon nga sistemi i trupit dhe nuk je më i infektuar me këtë virus.  Me coronavirus po marrim akoma edhe më shumë informacion por si viruset e tjera, ne mendojmë që pas dy javëve të izoluar, në qoftë se nuk ke më simptoma, nuk mund ta shpërndash më virusin. Ky është opinioni i komunitetit të mjekësisë për momentin, por ka pasur edhe disa raste që janë publikuar që disa njerëz kanë vazhduar me simptoma edhe më gjatë se dy javë. Nëse ke ende simptoma, atëherë egziston rreziku për ta transmetuar nga një person te një person tjetër.

Cilat janë simptomat më të rëndësishme të coronavirusit?

Coronavirus, si viruse të tjera, krijojnë temperaturë të lartë, kollitje, konhesion dhe rrjedhje hunde, mundet të krijojnë simptoma nga stomaku etj. Prandaj është shumë e vështirë për ta dalluar coronavirus nga influenza ose gripi. Simptomat më të rëndësishme janë temperaturë e lartë dhe kollitje sepse ato janë simptomat që gjenden më shpesh te personat e infektuar nga coronavirus.

Falenderimi

Shumë faleminderit edhe një herë Euronews dhe Ilva Tare dhe në qoftë se keni më shumë pyetje mundet të më kontaktoni në instagram @drmarioademaj dhe do mundohem edhe këtu nga Amerika që t’ju ndihmoj ju në Shqipëri, në Kosovë dhe në Ballkan me çdo mënyrë që do kem mundësi. Faleminderit shumë dhe një herë! Ju uroj shëndet dhe gëzim në jetë!