Jonuz: Vllaznia nuk është klub profesionist. Bashkia bën lojë politike dhe la të vetëm Licin

Mirsad Jonuz nuk e pranon të thuhet se është larguar nga Vllaznia për çështje financiare. Trajneri ka shpjeguar se është larguar nga kuqeblutë se nuk merrte asnjë lloj kënaqësie nga një punë mes 100 hallesh që nuk gjenin zgjidhje dhe në “Fair Play” akuzoi Bashkinë e Shkodrës se bënte lojë politike me skuadrën duke e braktisur të vetme e duke e kthyer në një ekip joprofesionist.

“Është situatë e vështirë në Shqipëri pasi të gjithë skuadrat kanë problmee, por dua të flas për Vllazninë. Kam punuar atje 10 muaj dhe kam dhënë gjithçka për Vllazninë, por çdo ditë ata kanë probleme, probleme. Fola me drejtorin tim dhe administratorin. I thashë të pastrojnë këto probleme, por jo vetëm nuk u pastruan, shfaqen të reja. Cili është problemi i Vllaznisë? Shkova te Vllaznia jo për para e karrierë, por për të marrë kënaqësi. Dua të flas për Vllazninë dhe për veten, kam pasur tre kontrata në Iran në janar, qëndorva dhe do të qëndroja se kam respekt për lojtarët dhe qytetin.

Problemi im i fundit janë paratë, por nëse çdo muaj përballesh me problemet financiare stërvitje, unë kam pasur 10 herë më shuëm greva në stërvitje, kam humbur energjinë timenë stërvitje, kam folur çdo ditë me lojtarët që të vazhdojnë ët punojnë e mbështetin ekipin, ëstë e pabesuehsme që të shpenzoja energji për ktë.

Më pas nuk kisha mbështetje nga klubi në stërvitje, kam ardhur te Vlalznia më 18 maj, shkova menjëherë në stërvitje pas 5 minutash pasi isha karantinuar për 14 ditë. Fola me lojtarët, çfar të bënim me lojtarët? Njëri më tha që nuk kam drita, tjetri tha nuk kam para për të blerë karburant. Më pas shkova te restoranti, 7 muaj kishin dhënë ushqim për lojtarët dhe fola me pronarin e më thanë pa paguar nuk ka më asgjë. Për mua nuk ishte problem, por për lojtarët është e rëndësishme që të kenë ushqim.

Suad Lici është i vetëm atje, nuk është Suad Lici problem. Ai nuk ka mbështetje nga Bashkia dhe ky është problem, se kanë një lojë në Shkodër, lojë politike ku futet Vllaznia. Ata dhanë para 7 ditësh buxhetin e vitit 2020, e pabesueshme. Për një skuadër profesioniste është e rëndësishme të sqarohet gjithçka. Në fuind, i dërgova 10 mesazhe administratorit pa përgjigje për problemet financiare, për lojatarët, organizimin e gjithçka. Por e kuptoj Licin se nuk ka mbështetje.

Pasi mbërrita, lojtarët filluan bojkotin. Nëse nuk paguan lojatrëtë për katër muaj, detyrimet, a është futboll profesionist ky? Për mua jo. Nuk kam asnjë lloj kënaqësie unë dhe për lojtarët, ata janë të lodhur”, tha Jonuz. /vipsport.al/